Suharekë: 3159 persona të lajmëruar si të papunë

Dy e treta e popullsisë në Kosovë janë të papunë, kështu thuhet në raportin “Anketa e Fuqisë Punëtore, tremujori i katërt 2018”, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Kurse në Suharekë numri i të papunëve prej vitit 2018-2019 është 3159 persona, kurse gjatë gjashtë mujorit të këtij viti janë lajmëruar 630 individ.

Në një intervistë më zyrtaren për shërbime të punësimit në zyrën e punësimit Suharekë, Mehreme Luzha, ajo potencoj që numri i punëkërkuesve është i lartë, dhe që kryesishtë mosha që kërkon punë është 25-39 vjet.

Sipas saj grup moshat 25-39 dhe 40-54  kanë interesim më të madhë për tu punësuar.

Punëkërkues të regjistruar ka nga te gjitha fushat e studimeve por më të theksuara jane fushat e Shkencave Ekonomike, Shkecave Juridike, Edukimit Fillor dhe Parafillor , Shkencat sociale në përgjithesi.

Tek  statistikat që i kemi marrë nga zyra e punësimit në Suharekë verehët një dallim nga femrat dhe meshkujt që kërkojnë punë, ku 1626 mijë femra janë punëkerkuese në këtë instuticion. Nga to 152 e kanë te përfunduar fakultetin Bachelor dhe 10 nga to më Master.

Dhe numri i meshkujve që janë te regjistruar si punëkërkues është realitivisht i lartë, ku nga 1533 meshkuj 93 nga ta janë të certifikuar me diploma Bachelor dhe 11 më Master.

Sipas zyrtarës për shërbime të punësimit në Suharekë, Mehreme Luzha,  interesimi i qytetarëve të papunë është i mjaftueshëm, mirëpo sipas hulumtimeve ne Tregun e Punës, shihet një mospërputhje e aftësive të fituara gjatë shkollimit më aftesitë që kërkohen nga sektori privat.

“ Duke e ditur qe sektori privat është gjeneruesi më i madh i vendeve të lira te punës, dhe kjo shpie tek një situatë e palakmueshme socio – ekonomike.” Shprehët Luzha.

Në pyetjen se sa persona janë punësuar gjatë këtij gjashtë mujori të vitit 2019, Luzha u përgjigjë së nga 630 qytetarë sa janë lajmëruar, 100 nga ta janë të punësuar.

Për të papunët, te cilët nuk kanë shkollim të kualifikuar universitar, sipas zyrtarës në fjalë, për ta janë mundësitë që të punësohen,ku shërbimi i këshillimit e posaqerisht këshillimit për karrierë ofrohet për të gjithë punëkërkuesit .

” Zyret e Punesimit implementojnë edhe Programet Aktive të tregut të punës siç janë : Trajnimi në Punë ,Subvencionimi, Ndërmarresia , Vetpunësimi, ku këtyre punëkërkueseve iu ipet përparsi në shumicën e ketyre programeve.”

Të papunëve, të cileve ju mungon shkollimi universitar ZP Suharekë po ashtu ofron mundesinë e ndjekjës së trajnimeve në Qendrat e aftesimeve profesionale në shtatë regjionet e Kosovës , këto qendra ofrojnë trajnime në gjithsejt 30 profesione të ndryshme dhe te gjitha keto trajnime janë pa pagesë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.