Suhareka renditet e treta në Kosovë për ajrin më të pastër

15.12.2024

Suhareka renditet ndër qytetet me ajrin më të pastër në Kosovë, sipas të dhënave më të fundit për Indeksin e Cilësisë së Ajrit (AQI) për vitin 2023.

Suhareka renditet e treta në Kosovë për ajrin më të pastër Foto: Ilustrim

Mesatarja e përgjithshme e cilësisë së ajrit për Suharekën është 21, duke treguar se ajri është kryesisht në kategorinë e gjelbër “Good” (i mirë), sipas shkallës së cilësisë së ajrit.

Gjatë muajve të vitit, Suhareka ka regjistruar vlera shumë të ulëta të ndotjes, veçanërisht në periudhën nga prilli deri në gusht, ku AQI qëndroi në nivelin 10-15, duke reflektuar një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm për banorët. Megjithatë, muajt janar (42), nëntor (28), dhe dhjetor (48) tregojnë një rritje të lehtë të ndotjes, çka është tipike për stinën e dimrit për shkak të përdorimit të madh të burimeve të ngrohjes.

Në një krahasim të përgjithshëm, qytetet e tjera si Gjakova (19) dhe Vushtrria (16) regjistrojnë vlera më të ulëta mesatare të AQI, duke i vendosur ato ndër vendet me ajrin më të pastër në vend. Në anën tjetër, qytetet si Prizreni (37) dhe Peja (41) kanë regjistruar periudha të ndotjes më të lartë gjatë disa muajve.

Sipas vlerësimeve të fundit, ajri në Suharekë është sa “ndikimi i tij është ekuivalent me pirjen e 1.4 cigareve në ditë”, një përllogaritje e bazuar në standardet ndërkombëtare për ndotjen e ajrit dhe ndikimin në shëndetin njerëzor. Vlera mesatare e ekspozimit ndaj ndotjes së ajrit (PM2.5) në Evropë llogaritet të jetë e barasvlershme me 1.6 cigare në ditë për person, sipas analizave të Berkeley Earth. Kjo shifër përfaqëson ndikimin negativ shëndetësor që ka ajri i ndotur tek qytetarët dhe është rezultat i përqendrimeve të PM2.5. Vlera në qytetin e suharekës është nën vlerën mesatare Evropiane.

Çfarë është AQI?
Indeksi i Cilësisë së Ajrit (Air Quality Index – AQI) është një sistem matës i cili përdoret për të përcaktuar cilësinë e ajrit në një zonë të caktuar dhe për të informuar publikun mbi nivelin e ndotjes. AQI përkthehet në një vlerë numerike që tregon sa i pastër ose i ndotur është ajri dhe çfarë ndikimi mund të ketë në shëndetin e njerëzve.

Burimi i të dhënave: Indeksi i Cilësisë së Ajrit (AQI) për qytetet e Kosovës, 2023.

deneme bonusu veren siteler deneme bonusu veren siteler