Suhareka e 9-ta në nivel komunash për nga numri i rasteve aktive me COVID-19

30.11.2021

Sipas të dhënave të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, numri i qytetarëve që janë vaksinuar më dy doza kundër COVID-19 është 761 mijë e 003. Në Kosovë janë duke u dhënë dy lloje të vaksinës kundër COVID-19, Pfizer dhe AstraZeneca. Ministria e Shëndetësisë tashmë ka informuar qytetarët se mund të marrin vaksinën edhe […]

Suhareka e 9-ta në nivel komunash për nga numri i rasteve aktive me COVID-19 Foto: Ilustrim

Sipas të dhënave të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, numri i qytetarëve që janë vaksinuar më dy doza kundër COVID-19 është 761 mijë e 003.

Në Kosovë janë duke u dhënë dy lloje të vaksinës kundër COVID-19, Pfizer dhe AstraZeneca.

Ministria e Shëndetësisë tashmë ka informuar qytetarët se mund të marrin vaksinën edhe pa pasur termin të caktuar, gjithashtu, javë më parë, MSH lejoi që në Kosovë të vaksinohen edhe fëmijët nga grupmosha 12-15 të cilët nuk kanë indikacione shëndetësore.

Nga shifrat e lartpërmendura numri i rasteve aktive në Suharekë ka arritur në 12, gjë që e rendit komunën tonë në vendin e 9-të në nivel komunash.

Tabelën e kryesojnë komunat duke filluar nga Prishtina, Ferizaji dhe Klina, Gjilani e Prizreni.

Ndryshe, Suhareka renditet lart në tabelë për nga numri i dozave të administruara të vaksinës anti-COVID, ku sipas të dhënave zyrtare deri më tani janë administruar 56,891 doza, gjë që e rendit si komunën e 10-të.

Ndryshe që nga fillimi i muajit tetor numri i rasteve pozitive dhe atyre të vdekjeve nga COVID-19 në Kosovë fatmirësisht ka shënuar rënie.