Nuk respektuan ligjin anti-Covid, dënohen 864 qytetar

18.11.2020

Rritja e vazhdueshme e të infektuarve me virusin Korona në Kosovë është rritur dukshëm, vetëm dje nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Punlike janë identifikuar 690 raste të reja. Mirëpo, masat e marra nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet përkatëse nuk po respektohen aq sa duhet nga qytetarët, një gjë e tillë bëhet e ditur në […]

Nuk respektuan ligjin anti-Covid, dënohen 864 qytetar Foto: Ilustrim

Rritja e vazhdueshme e të infektuarve me virusin Korona në Kosovë është rritur dukshëm, vetëm dje nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Punlike janë identifikuar 690 raste të reja.

Mirëpo, masat e marra nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet përkatëse nuk po respektohen aq sa duhet nga qytetarët, një gjë e tillë bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës që përcjellë SuharekaOnline.

Në raportin e policisë për 24 orëshin e fundit bëhet e ditur se vetëm gjatë ditës së marte janë dënuar 864 qytetar për mosrespektimin e ligjit anti-Covid.