Sot dita e parë e Fitër Bajramit
Në Kosovë dhe në vendet tjera, sot shënohet dita e parë e Festës së Fitër Bajramit. Një ditë më parë ka përfunduar muaji i madhëruar i Ramazanit. Dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është sot. Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës u mbajt në Xhaminë e […]
Foto: Ilustrim
Në Kosovë dhe në vendet tjera, sot shënohet dita e parë e Festës së Fitër Bajramit.
Një ditë më parë ka përfunduar muaji i madhëruar i Ramazanit.
Dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është sot.
Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Manifestimi filloi në ora 04:11, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit u mbajt ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga dr. Ejup Haziri- anëtar i Kryesisë së BI të Kosovës.
Namazi i Fitër – Bajramit filloi të falet në ora 05:36 minuta të cilit do t’i prij Vedat ef. Sahiti-këshilltar i Myftiut të Kosovës.
Hytben e Fitër – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë.