Situata me COVID-19 në Suharekë

09.09.2022

Në vendin tonë po vazhdon rënia e numrit të rasteve pozitive me COVID-19. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 371 raste aktive me COVID-19. Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë vetëm 7 raste aktive me COVID-19, ku fatmirësisht dje nuk u regjistrua asnjë rast i…

Situata me COVID-19 në Suharekë

Në vendin tonë po vazhdon rënia e numrit të rasteve pozitive me COVID-19.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 371 raste aktive me COVID-19.

Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë vetëm 7 raste aktive me COVID-19, ku fatmirësisht dje nuk u regjistrua asnjë rast i ri me këtë virus në komunën tonë, kurse janë shëruar 8 qytetarë.

Ndërkaq në 24 orët e fundit në tërë Kosovën janë regjistruar 25 raste të reja me koronavirus, ndërsa janë shëruar 190 qytetarë.

Rastet pozitive me COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë 6, Gjakovë 4, Fushë Kosovë 3, Mitrovicë 2, Klinë 2, Obiliq 2, Pejë 2, Ferizaj 1, Kamenicë 1, Prizren 1, Gllogoc 1.

Të shëruarit nga coronavirusi janë nga këto vende: Prishtinë 33, Lipjan 32, Obiliq 13, Pejë 10, Vushtrri 9, Prizren 8, Podujevë 8, Suharekë 8, Istog 7, Mitrovicë 7, Gjilan 7, Skenderaj 7, Gjakovë 7, Kamenicë 7, Fushë Kosovë 6, Shtime 4, Dragash 4, Gllogoc 3, Rahovec 2, Deçan 2, Klinë 2, Viti 1, Ferizaj 1, Graçanicë 1, Malishevë 1.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 268,285.

Ndërkaq, prej fillimit të pandemisë COVID-19 e deri tani në Komunën e Suharekës janë regjistruar 5 mijë e 43 raste pozitive, kurse kanë vdekur 107 persona, dhe janë shëruar 4,929 qytetarë.

Ndryshe, në 24 orët e fundit janë dhënë 20 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.735 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.563 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 105.048 doza të treta dhe 1,741 doza të katërta të vaksinës anti-COVID.

Etiketat

Ofertat e fundit