Si u votuan bartësit e listave në Komunën e Suharekës?

18.02.2021

Numërimi i votave të rregullta në nivel vendi tashmë ka përfunduar, ku janë numëruar votat e 2 mijë e 382 vendvotimeve. Tani kanë mbetur të numërohen vetëm votat me kusht dhe ato nga diaspora. Sipas rezultateve preliminare nga bartësit e listave të subjekteve politike si: Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës […]

Si u votuan bartësit e listave në Komunën e Suharekës? Foto: Ilustrim

Numërimi i votave të rregullta në nivel vendi tashmë ka përfunduar, ku janë numëruar votat e 2 mijë e 382 vendvotimeve.

Tani kanë mbetur të numërohen vetëm votat me kusht dhe ato nga diaspora.

Sipas rezultateve preliminare nga bartësit e listave të subjekteve politike si: Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në Komunën e Suharekës, rezulton se Vjosa Osmani është më e votuara, shkruan SuharekaOnline.

Ndërsa, pas numrit dy të listës së LVV-së, më i votuari është Enver Hoxhaj e pas tij renditet Avdullah Hoti dhe Ramush Haradinaj.

Në tabelën e më poshtme mund t’a shihni numrin e votave të 3 bartësve të listave dhe numrit 2 të LVV-së.

Kandidati- Subjekti politikVota
Vjosa Osmani- LVV6708
Enver Hoxhaj- PDK3620
Avdullah Hoti- LDK3365
Ramush Haradinaj- AAK1233