Shpërndarja e COVID-19 nëpër komuna, Suhareka renditet e 16-ta me 3 raste

09.04.2020

Kosova tashmë numëron 224 raste pozitive me sëmundjen e COVID-19 me 6 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 37. Nga rastet e konfirmuara pozitive, sipas komunave prin Malisheva me 66 raste. Sipas të dhënave, në këtë komunë janë prekur […]

Shpërndarja e COVID-19 nëpër komuna, Suhareka renditet e 16-ta me 3 raste Foto: Ilustrim

Kosova tashmë numëron 224 raste pozitive me sëmundjen e COVID-19 me 6 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 37. Nga rastet e konfirmuara pozitive, sipas komunave prin Malisheva me 66 raste.

Sipas të dhënave, në këtë komunë janë prekur dhjetë fshatra, ndërsa ka pasur katër burime të infeksionit.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Komuna e Suharekës renditet e 16-ta me 3 qytetar të prekur me covid-19, një tashmë i shëruar dhe dy raste të tjera nga Bllaca.

  1. Malisheva – 66 raste
  2. Prishtina – 25 raste
  3. Vushtrria – 21 raste
  4. Mitrovica Veriore – 20 raste
  5. Gjilani – 18 raste
  6. Kamenica – 13 raste
  7. Gjakova – 10 raste
  8. Zveçani – 10 raste
  9. Vitia – 7 raste
  10. Peja – 6 raste
  11. Podujeva – 4 raste
  12. Klina – 3 raste
  13. Fushë Kosova – 3 raste
  14. Prizreni – 3 raste
  15. Leposaviqi – 3 raste
  16. Suhareka – 3 raste
  17. Ferizaj – 2 raste
  18. Zubin Potok – 2 raste
  19. Lipjan – 2 raste
  20. Drenas – 1 rast
  21. Obiliq -1 rast
  22. Shtime – 1 rast

Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 3 mijë e 882 kontakte të rasteve.