Shënohet Dita Botërore e Mjedisit

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, sot do të shënojnë Ditën Botërore të Mjedisit me një sërë aktivitetesh ndërsa manifestimi qëndror do të mbahet në parkun e Gërmisë.

Dita ndërkombëtare e mjedisit është caktuar 45 vjet më parë nga Asambleja e përgjithshme e OKB-së, me qëllim për të shtuar vetëdijen rreth çështjeve të mjedisit dhe për të tërhequr vëmendjen politike ndaj këtyre çështjeve si dhe për të nxitur veprimin individual në këtë drejtim.

UNDP do të ketë tendën ku do të promovoj/paraqet projektet dhe iniciativat që janë ndërrmarrë për mbrojtjen e mjedisit, zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqesitë dhe me fokus të veçantë në  vetedijesimin e qytetarëve për të luftuar ndotjen e ajrit. Gjatë aktiviteteve do të shpërndahen edhe materiale promovuese të projekteve përfshirë edhe shiritat e gjelbër – “Green Ribbons”. Të gjithë ata që bëhen pronarë të Green Ribbon zotohen ta mbrojnë mjedisin ku jetojnë.

Në ngjarje do të marrin pjesë Z. Fatmir Matoshi, Minstër I Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Z. Meelis Munt, Zv. Ministër I Mjedisit nga Estonia, Znj. Alessandra Roccasalvo, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë, Z. Shyqiri Bytyqi, Ministër I Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Z. Shpend Ahmeti, Kryetar I Komunës së Prishtinës, Z. Thomas De Groote, drejtor i “River Cleanup”, përfaqësues të institucioneve, OJQ-ve mjedisore, aktivistë dhe mysafirë.

5 qershori u caktua si Dita Botërore e Mjedisit në vitin 1972 , nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-s. U zgjodh kjo datë sepse përkon me ditën e hapjes e Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara.

Qëllimi i kësaj ngjarje është të nxisë aktivitete dhe aksione për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit. Kjo ditë zakonisht përcillet me një tematikë të caktuar.

Në të kaluarën tema të kësaj ngjarje kanë qenë kujdesi për tokën dhe ujin, mbrojtja e shtresës së ozonit, ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i qëndrueshëm duke pasur gjithnjë në fokus ruajtjen e shëndetit human.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.