Reshjet e borës, Enver Shabani tregon gjendjen e rrugëve

14.01.2021

Në orët e pasditës të së enjtes në vendin tonë temperaturat kanë pësuar rënie me ç’rast ka mbajtur mot i ndryshueshëm me reshje bore. Edhe pse reshjet janë duke vazhduar ende në Komunën e Suharekës deri më tani të gjitha rrugët janë të kalueshme. E për tu siguruar që edhe në viset malore nuk do […]

Reshjet e borës, Enver Shabani tregon gjendjen e rrugëve Foto: Ilustrim

Në orët e pasditës të së enjtes në vendin tonë temperaturat kanë pësuar rënie me ç’rast ka mbajtur mot i ndryshueshëm me reshje bore.

Edhe pse reshjet janë duke vazhduar ende në Komunën e Suharekës deri më tani të gjitha rrugët janë të kalueshme.

E për tu siguruar që edhe në viset malore nuk do të ketë rrugë të bllokuara Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës, Enver Shabani tregon se së bashku me ekipet kontraktuara janë në terren.

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës njofton qytetarët se pas reshjeve të borës, të gjitha rrugët që janë në territorin e Suharekës, janë duke u pastruar për zhvillimin normal të komunikacionit.

“Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje dimërore kanë qenë në gjendje gatishmërie dhe me të filluar reshjet janë në angazhim maksimal që të evitojnë bllokimin e rrugëve dhe kështu të gjitha rrugët janë të kalueshme” tha drejtori Enver Shabani në një prononcim për SuharekaOnline.

Enver Shabani më tutje tregoi se Drejtoria e Shërbimeve Publike vazhdimisht është në terren dhe se do tu përgjigjet kërkesave të qytetarëve.