QKMF e Suharekës bëhet me Kabinë Dezinfektimi në vlerë prej 2500€

Porta Dezinfektuese prej sot është vendosur në oborrin e QKMF-së. Veprimin e dezinfektimit mund ta bëjë secili qytetar para se të marrë shërbimet shëndetësore.

Ky është donacion nga Kompania e pastrimit EKO-Pastrimi, i cili kap vlerën prej 2500€.

Sipas Berat Gashit, menaxher i kompanisë ky është një ndër donacionet që kompania që ai përfaqëson ka bërë gjatë pandemisë dhe jo vetëm.

Ndër tjera ai tha se EKO-Pastrimi do të kujdeset edhe për mirëmbajtjen dhe furnizimin e kabinës me material shpenzues derisa të shihet e nevojshme.

Edhe Dr. Arbër Zenelaj nga shërbimi i Urgjencës e ka vlerësuar si të rëndësishme kabinën si mjet preventivë për arsye bënë dezinfektimin e virusëve dhe mikrobeve para seqytetarët të marrin shërbimin shëndetësor.

Me këtë veprim ne kemi marrë një nga masat më të rëndësishme për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.

RAPORTO