Dëgjimet Publike Prioritetet e qytetarëve të Suharekës gjatë vitit 2019

Sipas një raporti të përgatitur nga KDI në disa komuna të Kosovës përfshirë këtu edhe Komunën e Suharekës janë renditur prioritetet e qytetarëve për vitin 2019 dhe sa janë përfshirë ato në buxhet.

Komuna e Suharekës kishte organizuar dëgjimet publike për planifikimin e buxhetit komunal për vitin 2019 gjatë muajve qershor dhe gusht 2018.

Dëgjimet e monitoruara ishin dy të tilla: dëgjimi i mbajtur në Sallën e kuqe me datën 24 gusht 2018, ku kishin marr pjesë 27 qytetarë dhe dëgjimi i mbajtur nga Asambleja Komunale me datën 27 gusht 2018, ku kishin marr pjesë 13 qytetar.

Për të analizuar prioritetet e qytetarëve për investimet komunale për 2019, në kuadër të projektit “OSHC-të lokale dhe qytetarët e fuqizuar në parandalimin e korrupsionit në prokurimet publike komunale”, të mbështetur nga aktiviteti i USAID për komuna transparente, efektive dhe llogaridhënëse, ISDY ka monitoruar dy dëgjime publike të organizuara nga Komuna e Suharekës në procesin e hartimit të buxhetit komunal për vitin 2019.

Në këto dy dëgjime publike, qytetarët e Suharekës kishin parashtruar 15 prioritete, në 8 fushë veprimtari të ndryshme. Nga 15 prioritetet e parashtruara nga qytetarët, dhjetë, apo 67% e tyre ishin përfshirë në buxhetin e komunës për vitin 2019, përderisa 3 (20%) prioritete ishin përfshirë në Kornizën Afatmesme Buxhetore për 2020 – 2021.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.