Në Suharekë nderohën dëshmorët dhe të rënët për lirinë e vendit
Sot me 13 qershor shënohet dita e çlirimit të Suharekës. Në këtë ditë janë bërë homazhe dhe janë vërë kurora me lule tek vorrezat e dëshmorëve, raporton SuharekaOnline. Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj me bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe te varrezat në parkun e dëshmorëve në Suharekë, te shtatorja e Besim Ndrecës, te shtatorja e Fadil […]
Foto: Ilustrim
Sot me 13 qershor shënohet dita e çlirimit të Suharekës.

Në këtë ditë janë bërë homazhe dhe janë vërë kurora me lule tek vorrezat e dëshmorëve, raporton SuharekaOnline.

Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj me bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe te varrezat në parkun e dëshmorëve në Suharekë, te shtatorja e Besim Ndrecës, te shtatorja e Fadil Vatës,te permendorja e Kenan Halimit, telapidari i 500 martirëve të luftës, te shtatorja e ish kryetarit të Komunës Ukë Bytyçit në Suharekë dhe në vendet tjerë ku kanë rënë dëshmorët dhe ku ata pushojnë të qetë nën lapidare dhe përmendorët e tyre.

“Sot në Ditën e çlirimit të Suharekës me rrethin, delegacione të ndryshme kanë bërë homazhe dhe kanë vënë kurora me lule të freskëta në varrezat e dëshmorëve dhe te përmendorët e atyre që ranë për lirinë e vendit. Kryetari i Komunës Bali Muharremaj, me bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe te: Varrezat në parkun e dëshmorëve në Suharekë, te shtatorja e Besim Ndrecës, te shtatorja e Fadil Vatës,te permendorja e Kenan Halimit, telapidari i 500 martirëve të luftës, te shtatorja e ish kryetarit të Komunës Ukë Bytyçit në Suharekë dhe në vendet tjerë ku kanë rënë dëshmorët dhe ku ata pushojnë të qetë nën lapidare dhe përmendorët e tyre.” thuhet në njoftimin e Komunës së Suharekës.
