Kjo datë shërben si një kujtesë e sakrificës sublime të tij dhe të gjithë dëshmorëve që i dhanë lirinë Kosovës.
Në homazhet e bëra pranë varrit të dëshmorit Naim Berisha dhe Xhelal Kuqi, morën pjesë kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë me anëtarë të familjes Berisha, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve lokale.
Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje të thellë për kontributin e tij, u vendosën lule dhe kurora pranë varrit, duke nderuar jetën dhe veprën e dëshmorit.
Kryetari Muharremaj, në fjalën e tij, theksoi rëndësinë e kësaj dite dhe rëndësinë e përkujtimit të dëshmorëve të kombit, duke i cilësuar ata si themel të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

