Ligjërata për “Sklerodermën” mblodhi profesionistët shëndetësorë në Suharekë
Ashtu siç kishim njoftuar ditë më parë, dje më 31 korrik 2025, në ambientet e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” – Suharekë, u mbajt me sukses ligjërata profesionale me temën: “Skleroderma”.
Foto: Ilustrim
Ligjërues i kësaj ngjarjeje ishte Dr. Besmir Gega, specialist i reumatologjisë, i cili në një atmosferë tërësisht profesionale prezantoi në mënyrë të detajuar sfidat dhe trajtimet lidhur me këtë sëmundje autoimune. Pjesëmarrësit, shumica profesionistë shëndetësorë, treguan interes të madh për temën dhe kontribuan përmes diskutimeve dhe shkëmbimit të përvojave klinike.
Ky aktivitet ishte i akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës me 2 pikë edukimi të vazhduar, duke kontribuar në zhvillimin profesional të stafit mjekësor në komunën tonë.
QKMF “Rexhep Kuçi” falënderon të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen dhe angazhimin, duke theksuar rëndësinë e aktiviteteve të tilla në funksion të një shëndetësie më cilësore dhe më të afërt me komunitetin.