Ligjërata u mbajt nga Liridona Balaj, BSc. e Infermierisë dhe Master i Shkencave Shëndetësore, e cila trajtoi çështje aktuale e me rëndësi të madhe për sistemin shëndetësor dhe shoqërinë në përgjithësi.

Ky aktivitet ngjalli interesim të veçantë tek profesionistët shëndetësorë të pranishëm, të cilët patën mundësinë të dëgjojnë mbi risitë që inteligjenca artificiale sjell në fushën e mjekësisë dhe shëndetit publik. Pjesëmarrësit shfrytëzuan rastin për të bërë pyetje dhe për të diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë që ofron kjo fushë në zhvillim.

Ligjërata u karakterizua nga diskutime të hapura dhe shkëmbim mendimesh mes profesionistëve, duke e bërë këtë aktivitet të vlefshëm jo vetëm për informim, por edhe për zgjerimin e perspektivave mbi rolin që teknologjitë e reja do të kenë në shëndetësi.