LDK-Suharekë i reagon PDK-së: E ulët është të mos e thuash të vërtetën!

30.04.2021

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Suharekë, ka reaguar pas deklaratës së shefit të grupit parlamentar të PDK-Suharekë, Jeton Rrakaqi duke thënë se është e ulët të mos e thuash të vërtetën. LDK-Suharekë ka thënë se seancën e sotme e kanë lëshuar për arsye se pushteti dhe të tjerët të cilët sipas tyre shpifin, e […]

LDK-Suharekë i reagon PDK-së: E ulët është të mos e thuash të vërtetën! Foto: LDK dega në Suharekë

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Suharekë, ka reaguar pas deklaratës së shefit të grupit parlamentar të PDK-Suharekë, Jeton Rrakaqi duke thënë se është e ulët të mos e thuash të vërtetën.

LDK-Suharekë ka thënë se seancën e sotme e kanë lëshuar për arsye se pushteti dhe të tjerët të cilët sipas tyre shpifin, e kanë pamundësuar vazhdimin e një pike të seancës së kaluar dhe miratimin e një deklarate nga LDK-Suharekë.

Poashtu ata kanë thënë se grupi parlamentar i LDK-Suharekë, gjithmonë ka qenë pro çdo vendimi që ka qenë lidhur me figurën e Fadil Vatës, si për emërtimin e sheshit, ngritjen e shtatorës dhe shtëpisë muze, ndërsa deklaratën e Rrakaqit në seancën e sotme të asamblesë komunale të njëjtit e kanë cilësuar si jo të sinqert dhe shumë tendencioz.

Reagimi i plotë i LDK-Suharekë, dërguar redaksisë:

E ulët është të mos e thuash të vërteten! Përfaqësuesi i GP të PDK-së, paska deklaruar se, citim: “është e turpshme me dalë kundër emrit të Fadil Vatës, e ligësht është kjo”, duke aluduar se kjo është gjoja arsyeja pse GP i LDK-së, sot lëshoi mbledhjen e Asamblesë.

I bëjmë me dije të gjithë qytetarëve të Komunës sonë, se grupi ynë sot lëshoi mbledhjen ngase, pikërisht, pushteti dhe këta që shpifin, pamundësuan vazhdimin e një pike të seancës së kaluar dhe miratimin e një deklarate të grupit tonë , me të cilën konstatohen shkeljet e vendimeve të Asamblesë nga kryetari Muharremaj.

Një problem shumë serioz për qytetarët e Komunës tonë. Si LDK kemi qenë pro çdo vendimi që ka qenë lidhur me figurën e Fadil Vatës, si për emërtimin e sheshit, ngritjen e shtatores dhe shtëpisë muze.

Deklarimi i udhëheqësit të GP të PDK-së është paragjykues, jo i sinqertë, madje shumë tendencioz, për të krijuar opinionin se kinse ne jemi kundër heronjëve. Të gënjesh dhe paragjykosh është ligësi.