Këshilli i Bashkisë së Sarandës vizituan Komunën e Suharekës

29.10.2022

Kryetari i Këshillit të Bashkisë së Sarandës, Asaf Stroka së bashku me anëtarë të Këshillit të Bashkisë, kanë ardhur për t’a vizituar Komunën e Suharekës. Ata, janë pritur fillimisht nga kryesuesi i Asamblesë Komunale z.Bexhet Kuçi dhe nga asmbleistët, e më pastaj u takuan edhe me kryetarin e Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj. Mysafirët, fillimisht […]

Këshilli i Bashkisë së Sarandës vizituan Komunën e Suharekës Foto: Ilustrim

Kryetari i Këshillit të Bashkisë së Sarandës, Asaf Stroka së bashku me anëtarë të Këshillit të Bashkisë, kanë ardhur për t’a vizituar Komunën e Suharekës.

Ata, janë pritur fillimisht nga kryesuesi i Asamblesë Komunale z.Bexhet Kuçi dhe nga asmbleistët, e më pastaj u takuan edhe me kryetarin e Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj.

Mysafirët, fillimisht e vizitian objektin e Komunës pastaj kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve, e për të vazhduar te muzeu i qytetit dhe në fund së bashku e kanë vizituar shtëpinë e të moshuarve në Gjinoc, “Jetimat e Ballkanit”.

Kryetari Muharremaj, kryesuesi Kuçi dhe asambleistët i kanë falënderuar mysafirët nga Saranda për vizitën vllezërore, e po ashtu edhe mysafirët e kanë falënderuar kryetarin dhe stafin e tij për pritjen e ngrohtë, duke u shprehur se kanë mbetur shumë të kënaqur.

Vlenë të theksohet se Komuna e Suharekës dhe Bashkia e Sarandës janë binjakëzuara që nga viti 2012, duke shkëmbyer pērvoja të ndryshme e sidomos me nxënës e studentë për t’i përgatitur në sfera kryesisht të turizmit në Sarandë e industrisë në Suharekë.