Jep dorëheqje drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë, Dr.Sale Bytyqi

Më datën 14 maj Dr.Sale Bytyqi ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtoreshës së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Suharekës.

Kjo sepse sipas saj, ajo ka vendosur që ti kthehet profesionit të mjekut. Kështu të paktën ka thënë Dr.Sale Bytyqi në një prononcim përmes telefonit për SuharekaOnline.

“Më 14 maj unë e kam dorëzuar dorëheqjen dhe pastaj kam aplikuar në konkursin për specialiste të mjekësisë familjare në QKMF në Suharekë” ka thënë ajo.

Gjatë kohës së pandemisë kjo drejtori kishte treguar gatishmëri dhe punë të shkëlqyer në përballje me rastet e konfirmuara në Suharekë.

Kujtojmë se SuharekaOnline më 28 prill kishte raportuar se për të plotësuar stafin dhe vendet vakante të punës, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Suharekë kishte shpallur konkurs për 4(katër) vende të lira të punës :
– Specialist/e i/e Mjekësisë Familjare në QKMF
– Farmacist
– Infermier/e
– Shofer

LEXO EDHE:  Plagosje në Mushtisht, komandanti Afrim Sylaj tregon detajet