Përballja me covid-19, QKMF e Suharekës shpall 4 vende të lira të punës

29.04.2020

Pandemia me virusin korona padyshim që ka detyruar punëtorët shëndetësor të jenë në vijën e parë të frontit në përballje me të. Edhe pse mangu për nga stafi, një përballje të tillë çdo ditë me orar dhe pa orar e kanë edhe punëtorët e QKMF-së në Suharekë. E për të plotësuar stafin dhe vende vakante […]

Përballja me covid-19, QKMF e Suharekës shpall 4 vende të lira të punës Foto: Ilustrim

Pandemia me virusin korona padyshim që ka detyruar punëtorët shëndetësor të jenë në vijën e parë të frontit në përballje me të.

Edhe pse mangu për nga stafi, një përballje të tillë çdo ditë me orar dhe pa orar e kanë edhe punëtorët e QKMF-së në Suharekë.

E për të plotësuar stafin dhe vende vakante të punës, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Suharekë ka shpalluar konkurs për 4(katër) vende të lira të punës :
– Specialist/e i/e Mjekësisë Familjare në QKMF
– Farmacist
– Infermier/e
– Shofer

Redaksia e SuharekaOnline gjatë ditës ka tentuar të marr një përgjigje nga Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Suharekës, Sala Bytyqi, lidhur me atë nëse vendet e lira janë krijuar nga ndërprejra e kontratës së punës me ndonjë punonjës apo si rritje e stafit, mirëpo ka qenë e paqasshme.