Gjithçka gati për Karnavalin “Golden Eagle”
Tashmë të gjitha përgatitjet janë bërë që Karnavali Golden Eagle të jetë një festë e madhe për gjithë qytetin e Suharekës. Duke pasuar parasysh edicionin e parë të Karnavalin “Golden Eagle” vitin e kaluar ku pjesëmarrja e qytetareve ishte mjafte e madhe, në edicionin e ti të dytë sipas organizatorëve ky Karnaval pritet të ketë një…
Tashmë të gjitha përgatitjet janë bërë që Karnavali Golden Eagle të jetë një festë e madhe për gjithë qytetin e Suharekës.
Duke pasuar parasysh edicionin e parë të Karnavalin “Golden Eagle” vitin e kaluar ku pjesëmarrja e qytetareve ishte mjafte e madhe, në edicionin e ti të dytë sipas organizatorëve ky Karnaval pritet të ketë një pjesëmarrje masive nga të gjithë qytetaret, pasi interesimi i qytetarëve për edicionin e dytë po bëhet çdo ditë e më e madhe.
Në Karnavalin Golden Eagle do të përformojn mbi 20 grupe nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia, Spanja e Meksiko. Fillimisht me parakalimin në qendër të qytetit, për te vazhduar me programin afër palestrës së sporteve.

Grupet qe do të marrin pjesë janë: “Baleti”, “Maskotat” Shoqëria Artistike “Jehona” ,Shoqëria Artistike “Koha”, Ansambli “Shota”, Artisti i rrugës “Karcocha”, “Mexico”, “Mirror Man”, banda frymore “Cesk Zadeja”, “Quest Style Crew” ,etj. Dhe në funde me një koncerte nga Ronela Hajati e Majk.
Kujtojmë se Karnavalin “Golden Eagle” mbahet me datë 22 Qershor duke filluar nga ora 17:00 dhe do të vazhdoj gjerë në orët e vona të mbrëmjes.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
Sports Mole parashikon fitore të Kosovës ndaj Izraelit, “Dardanët” synojnë tri pikët në Prishtinë
Aktuale para 11 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 11 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 11 dite