[FOTO] Bali Muharremaj përuron Parkun e Qytetit
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i shoqëruar nga nënkryetarja znj.Mihrije Suka, qytetar të shumtë dhe grupmosha të ndryshme të fëmijëve kanë bërë përurimin e parkut të qytetit. Për dallim nga parqet tjera parku i qytetit nga sot është i pajisur me fushën e shahut ku adhuruesit e kësaj loje mund të kalojnë kohën…
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i shoqëruar nga nënkryetarja znj.Mihrije Suka, qytetar të shumtë dhe grupmosha të ndryshme të fëmijëve kanë bërë përurimin e parkut të qytetit.
Për dallim nga parqet tjera parku i qytetit nga sot është i pajisur me fushën e shahut ku adhuruesit e kësaj loje mund të kalojnë kohën e lirë, tri fusha të pingpongut dhe këndin e lojërave për fëmijë.
Një fontanë me plot ngjyra e vendosur në mes të parkut përveç freskisë njëkohësisht ofron edhe pamje relaksuese për të vizitorët e këtij parku.
Një plan ky modern, që i ngjanë qyteteve evropiane, ku përveç këndit të lojërave për fëmijë, shihen edhe lojëra për penzionerët, të cilët do të mund ta kalojnë një pjesë të ditës së tyre larg monotonisë.



Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
Sports Mole parashikon fitore të Kosovës ndaj Izraelit, “Dardanët” synojnë tri pikët në Prishtinë
Aktuale para 11 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite