Familja e dëshmorit Hysen Hoti bëhet me banesë

Sot familjës së dëshmorit Hysen Hoti nga Samadraxha, iu dhurua një banesë, këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj.

Ai gjithashtu ka pohuar se Komuna do të ndaj edhe në vazhdim banesa të tjera, derisa të zgjidhet plotësisht çështja e banimit për familjet e dëshmorëve.

Muharremaj thotë se kujdesi për këto familje do të vazhdojë si obligim dhe respekt ndaj tyre.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.