Epopeja e UÇK-së, bëhen homazhe te varrezat e dëshmorëve në Suharekë

Me rastin e shënimit të ‘Epopesë së UÇK-së’, gjatë ditës së sotme janë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Suharekë.

Më këtë rast sot u kujtua sakrifica e të rënëve, për lirinë që ne e gëzojmë sot.

Është pikërisht ky vend që dëshmon atdhedashurinë që është simbol i asaj se si duhet ky vend dhe duhet të vazhdojë të jetë udhërrëfyes për punën dhe brezat e ardhshëm.

Homazhe te varrezat e dëshmorëve në Suharekë kanë bërë edhe përfaqësues të strukturave politike, të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe qytetarë tjerë.

Kujtojmë se më datën 5 mars të vitit 1998, forca terroriste serbe me mjete të blinduara, patin sulmuar shtëpitë e Jasharajve në Prekaz.Luftime të ashpra patin vazhduar edhe të nesërmen, më 6 mars, ku humbën jetë anëtarë të familjes Jashari.

Por, pavarësisht humbjeve, rezistenca e tyre nuk po shembej asnjëherë, ajo vetëm sa po shtohej dhe luftimet vetëm sa po bëheshin më të ashpra. 

Në ditën e tretë të sulmit të ushtrisë terroriste serbe mbi familjen Jashari, më 7 mars 1998, bie heroikisht edhe komandanti legjendar Adem Jashari dhe anëtarë të tjerë të familjes së tij.

Prandaj, pa asnjë dyshim, ngjarjet e 5,6 dhe 7 marsit shënojnë kthesën e madhe historike për mbylljen e një kapitulli të vjetër për Kosovën dhe fillimin e një epoke të re, qartësimin e pozicionit të shqiptarëve karshi Serbisë dhe i jep fund regjimit serb në Kosovë. 

RAPORTO