Dita botërore e diabetit, Komuna e Suharekës dhuron aparate për matjen e sheqerit në gjak

14.11.2020

Data 14 nëntor shënohet si dita botërore e diabetit në të gjithë botën. Komuna e Suharekës për nderë të kësaj dite ka vendosur që të dhurojë aparate për matjen e glikemisë (sheqerit) në gjak për të gjithë fëmijët e komunës tonë të cilët kanë lindur me diabet. Drejoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë, […]

Dita botërore e diabetit, Komuna e Suharekës dhuron aparate për matjen e sheqerit në gjak Foto: Ilustrim

Data 14 nëntor shënohet si dita botërore e diabetit në të gjithë botën.

Komuna e Suharekës për nderë të kësaj dite ka vendosur që të dhurojë aparate për matjen e glikemisë (sheqerit) në gjak për të gjithë fëmijët e komunës tonë të cilët kanë lindur me diabet.

Drejoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë, Besa Kuqi ka thënë se këta fëmijë duhet të masin nivelin e glikemisë në gjak disa here në ditë dhe veç stresit me sëmundjen familjet e kanë shumë sfiduese edhe koston financiare të përkujdesjes ndaj fëmijëve, andaj si komunë kanë vendosur që të dhurojnë këto aparate.

Drejtoresha Kuqi ka theksuar se nuk kanë pasur mundesi për të kontaktuar familjet të cilat kanë fëmijë me diabet, andaj luten të gjitha ato familje që të lajmrohen në zyret e drejtorisë.

Njoftimi i plotë:

Sot 14 Nëntori, Dita Botërore e Diabetit, Për nder të kësaj dite Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, e Komunës së Therandēs, gjatë kēsaj jave kemi realizuar një përkrahje të veçantë për familjet e komunës tonë që kanë fëmijë të lindur me Diabet tip I duke ju siguruar aparate për matjen e glikemisë, pako me shirita si dhe nga një pal këpucë për këta fëmijë të mbështetur nga fabrika e këpucëve Solid, që dua te i falenderojë shumë.Këta fëmijë duhet të matin nivelin e glikemisë në gjak disa here në ditë dhe veç stresit me sëmundjen këto familje e kanë shumë sfiduese edhe koston financiare të përkujdesjes ndaj fëmijëve. Për ato Familje që kan fëmijë me diabet tip I dhe nuk kemi pas numer tel pët t’i kontaktuar ju lutemi te lajmrohen ne zyret e Drejtorisë.