Digjet shkolla e vjetër në fshatin Mushtisht

06.05.2021

Të mërkurën i është vënë flaka shkollës së vjetër në fshatin Mushtisht të Suharekës. Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se dje rreth orës 06:30 drejtori i shkollës së shkollës fillore ”Edit Durham” ka njoftuar në polici se persona të panjohur i kanë vënë flakën shkollës së vjetër e cila nuk është në […]

Digjet shkolla e vjetër në fshatin Mushtisht Foto: Ilustrim

Të mërkurën i është vënë flaka shkollës së vjetër në fshatin Mushtisht të Suharekës.

Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se dje rreth orës 06:30 drejtori i shkollës së shkollës fillore ”Edit Durham” ka njoftuar në polici se persona të panjohur i kanë vënë flakën shkollës së vjetër e cila nuk është në funksion.

Tutje është bërë e ditur se njësit relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, kurse zjarrfikësit kanë arritur që të lokalizojnë zjarrin.

Poashtu, nga Policia e Kosovës në Suharekë është bërë e ditur se përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.