Çfarë ndodhi në Suharekë? – Ngjarjet nga java e kaluar

19.04.2021

Java që e lamë pas ishte relativisht e qetë me ngjarje nga më të ndryshmet duke përfshirë arsimin, shëndetësinë, politikën dhe sigurinë në Suharekë. POLITIKA Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka kërkuar që masat të cilat janë aktualisht në fuqi duhet të largohen, mirëpo duhet të respektohen të gjitha rekomandimet nga institucionet përkatëse, […]

Çfarë ndodhi në Suharekë? – Ngjarjet nga java e kaluar Foto: Ilustrim

Java që e lamë pas ishte relativisht e qetë me ngjarje nga më të ndryshmet duke përfshirë arsimin, shëndetësinë, politikën dhe sigurinë në Suharekë.

POLITIKA

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka kërkuar që masat të cilat janë aktualisht në fuqi duhet të largohen, mirëpo duhet të respektohen të gjitha rekomandimet nga institucionet përkatëse, siç janë bartja e maskës, mbajtja e distancës dhe higjienës personale… Puna duhet të vazhdojë sepse janë shkaktuar dëme të mëdha ne ekonomi e bujqësi, ne nuk e dim sa do të zgjatë kjo pandemi andaj ta luftojmë atë me punë.

SHËNDETËSIA

Situata me pandeminë COVID-19 javën e kaluar ka vazhduar njëjtë me trendin e javës paraprake, ku një gjë e tillë është bërë e ditur nga raportimet ditore nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se brenda një jave në Komunën e Suharekës janë identifikuar 42 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar dy viktima.

Përderisa flasim për shëndetësinë gjithashtu kujtojmë se ka filluar procesi i vaksinimit të grupmoshave fillimisht 80-85 vjeç dhe pastaj grupmoshave të tjera, ku deri më datën 16 prill janë vaksinuar 287 qytetarë nga Komuna e Suharekës.

SIGURIA

Ndërsa në aspektin e sigurisë situata kryesisht ka qenë e qetë dhe rastet që janë raportuar janë lëndimi aksidental i një punëtori në vendin e punës, tentim për “grabitje” të ish gruas, kanosje përmes mesazheve në telefon të nënës nga dy djemtë.

ARSIMI

Pas një jave pushim pranveror, më datë 12 prill, nxënësit e klasave të para deri tek klasat e pesta janë rikthyer në bankat shkollore për të vazhduar procesin mësimor në mënyrë fizike, me përjashtim të shkollës fillore në Maqitevë e cila më datë 14 prill ka mbajtur mësmin në mënyrë fizike.