Banorët e Studençanit i bashkohen protestës në Tiranë në mbështetje të UÇK-së

17.10.2025

Sot në sheshin “Skënderbej” në Tiranë pritet të mbahet një protestë gjithëpopullore në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Banorët e Studençanit i bashkohen protestës në Tiranë në mbështetje të UÇK-së

Pjesë e kësaj proteste do të jenë edhe banorët e fshatit Studençan nga Komuna e Suharekës, të cilët janë organizuar për të marrë pjesë në këtë ngjarje simbolike kombëtare.

Në total, 60 autobusë nga qytete të ndryshme të Kosovës janë nisur drejt Tiranës, në një valë solidariteti që pason protestat e mëparshme në Prishtinë dhe Hagë.

Protesta synon të përcjellë mesazhin e kërkesës për drejtësi ndaj luftëtarëve të lirisë dhe të theksojë rëndësinë e kontributit të tyre në çlirimin e Kosovës.

Etiketat

Ofertat e fundit