Aksident në Suharekë, lëndohet motoçiklisti

22.05.2020

Një motoçiklist nga pakujdesia me motor ka goditur veturën civile. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 14:15, në Suharekë. Siç thuhet në raport, si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti, i cili pas tretmanit mjekësor është liruar. “Motoçiklisti mashkull kosovar, nga pakujdesia me motor […]

Aksident në Suharekë, lëndohet motoçiklisti Foto: Ilustrim

Një motoçiklist nga pakujdesia me motor ka goditur veturën civile.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 14:15, në Suharekë.

Siç thuhet në raport, si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti, i cili pas tretmanit mjekësor është liruar.

“Motoçiklisti mashkull kosovar, nga pakujdesia me motor ka goditur veturën civile të viktimës mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti, i cili pas tretmanit mjekësor është liruar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.