21 vite që nga Çlirimi i Suharekës

13.06.2020

21 vite mē parë qyteti i Suharekës ishte shpallur i çliruar ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës tashmë kishte filluar marrjen e qytetit. Dita e çlirimit është rezultat i përpjekjeve të shumë gjeneratave që kontribuan dhe vunë themelet e shtetit tonë të ri veprat e të cilëve nuk do të harrohen kurrë. E kemi detyrë dhe…

21 vite që nga Çlirimi i Suharekës

21 vite mē parë qyteti i Suharekës ishte shpallur i çliruar ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës tashmë kishte filluar marrjen e qytetit.

Dita e çlirimit është rezultat i përpjekjeve të shumë gjeneratave që kontribuan dhe vunë themelet e shtetit tonë të ri veprat e të cilëve nuk do të harrohen kurrë. E kemi detyrë dhe obligim ndërtimin dhe zhvillimin e vendit tonë, ngritjen e standardit jetësor, mbrojtjen e mjedisit ku jetojmë dhe veprojmë. Kjo është mënyra më e mirë për të vlerësuar dhe për të përmbushur misionin e atyre që dhanë më të shtrenjtën e tyre, jetën.

Edhe hyrja e ushtarëve të NATO-s hapi rrugën e kthimit në shtëpitë, tokën dhe vendin e tyre mbi një milionë shqiptarëve të Kosovës të degdisur refugjatë në dhjetëra vende dhe tre-katër kontinente të botës.

Deri tash kanë shërbyer në Kosovë afër 500 mijë pjesëtarë të forcave paqeruajtëse të shumë vendeve, kryesisht atyre perëndimore, duke qenë larg familjeve dhe më të dashurve të tyre dhe duke sakrifikuar edhe nga një pjesë të jetës për lirinë, sigurinë dhe paqen në Kosovë.

Etiketat

Ofertat e fundit