Brenda 24 ore nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv me COVID-19 në Komunën e Suharekës.
Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Prishtinë 11, Viti 2, Malishevë 2, Fushë Kosovë 2, Kaçanik 2, Gjilan 2, Pejë 1, Obiliq 1, Ferizaj 1, Mitrovicë 1, Gjakovë 1.
Po ashtu, janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.000.
Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë 7, Fushë Kosovë 6, Ferizaj 4, Gjilan 4, Istog 2, Gjakovë 2, Rahovec 2, Deçan 1, Pejë 1, Gllogoc 1, Prizren 1, Klinë 1.
Kurse numri i rasteve aktive është 544, prej tyre 20 raste aktive me COVID-19 në Komunën e Suharekës.
Numri total i rasteve pozitive është 227,681 raste nga 1,805,577 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 3,137 raste të vdekjes.