Brenda 24 ore nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv me COVID-19 në Komunën e Suharekës, ndërsa janë shëruar dy qytetarë nga ky virus.
Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Prishtinë 6, Vushtrri 2, Klinë 2, Shtime 2, Pejë 1, Gjilan 1, Fushë Kosovë 1, Skenderaj 1, Podujevë 1, Rahovec 1, Gjakovë 1.
Po ashtu, janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.470.
Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë 5, Prizren 3, Suharekë 2, Dragash 1, Podujevë 1, Gjilan 1, Junik 1, Pejë 1, Fushë Kosovë 1.
Kurse numri i rasteve aktive është 415, prej tyre 18 raste aktive me COVID-19 në Komunën e Suharekës.
Numri total i rasteve pozitive është 228,023 raste nga 1,822,475 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 3,138 raste të vdekjes.