Zyrtare: Mbappe vazhdon me PSG-në, parisienët e zyrtarizojnë me një video fantastike
- 21.05.2022
- 0 komente
Ka marrë fund telenovela më intriguese e dy viteve të fundit.

Kylian Mbappe ka rinovuar kontratën me PSG duke refuzuar Real Madrid, edhe pse për sulmuesin francez klubi i Los Blancos ishte një ëndërr që e kishte prej fëmijërisë.
Megjithatë, në fund oferta e pa rezistueshme ekonomike e parisienëve rezultoi bindëse me 23-vjeçarin që tashmë do të vazhdojë të qëndrojë pjesë e klubit nga kryeqyteti.
Kontrata e re e Mbappe është e vlefshme deri në vitin 2025, ndërsa ishte presidenti Al-Khelaifi i cili e prezantoi rinovimin para ndeshjes së fundit në Ligue 1.
“Historia shkruhet këtu! Këtu është Paris…”, ishin fjalët e Mbappe.
KOMENTE0
Leave a Reply