Zekiqi i Golden Eagle Yllit në garë për lojtarin e muajit shkurt

02.03.2020

Në muajin shkurt janë zhvilluar vetëm tri xhiro të Superligës, për shkak të Final 8 dhe ndeshjeve të Kosovës A. Kështu në garë për lojtarin e muajit shkurt janë Samir Zekiqi, i cili ishte shpallur MVP i javës së 24-të, Dardan Berisha, i cili ishte shpallur MVP i javës së 25-të dhe Nigel Johnson, MVP […]

Zekiqi i Golden Eagle Yllit në garë për lojtarin e muajit shkurt Foto: Samir Zekiqi

Në muajin shkurt janë zhvilluar vetëm tri xhiro të Superligës, për shkak të Final 8 dhe ndeshjeve të Kosovës A.

Kështu në garë për lojtarin e muajit shkurt janë Samir Zekiqi, i cili ishte shpallur MVP i javës së 24-të, Dardan Berisha, i cili ishte shpallur MVP i javës së 25-të dhe Nigel Johnson, MVP i javës së 26-të apo asaj të fundit.

Lojtari që merr më shumë vota, fiton çmimin e lojtarit të muajit shkurt. Votimi përfundon të mërkurën në ora 12:00.