Zbulohet kalendari i sezonit të ri në La Liga, në këtë xhiro do të luhet “El Clasico”

22.06.2023

La Liga e ka zbuluar kalendarin e sezonit 2023/24. Kampionia Barcelona do ta nisë edicionin e ri në shtëpi të Getafes, kurse Real Madridi do të nisë gjithçka në Bilbao kundër Athletic. Ndërkaq, Atletico Madridi në Metropolitano do ta presë Granadan. Mallorca e Vedat Muriqit do ta vizitojë Las Palmas në xhiron e parë të […]

Zbulohet kalendari i sezonit të ri në La Liga, në këtë xhiro do të luhet “El Clasico” Foto: Ilustrim

La Liga e ka zbuluar kalendarin e sezonit 2023/24.

Kampionia Barcelona do ta nisë edicionin e ri në shtëpi të Getafes, kurse Real Madridi do të nisë gjithçka në Bilbao kundër Athletic.

Ndërkaq, Atletico Madridi në Metropolitano do ta presë Granadan.

Mallorca e Vedat Muriqit do ta vizitojë Las Palmas në xhiron e parë të kampionatit spanjoll, i cili do të fillojë më 13 gusht.

Natyrisht, të gjithëve ju intereson “El Clasico” dhe ndeshjet e mëdha të ligës.

Barcelona dhe Reali do të luajnë në xhiron e 11-të, kurse Atletico me Realin paraprakisht në xhiron e gjashtë e Barcelona me Atleticon në xhiron e 15-të. /Gazeta Express/

Java e parë – 13/08/2023

Almeria – Rayo Vallecano

Athletic Bilbao – Real Madrid

Atletico Madrid – Granada

Celta Vigo – Osasuna

Siviglia – Valencia

Las Palmas – Mallorca

Getafe – Barcelona

Villarreal – Betis Sevilla

Real Sociedad – Girona

Cadiz – Deportivo Alaves