[VIDEO] MTB Theranda një GUIDË për adhuruesit e turizmit

30.09.2019

Një klub vendas i themeluar nga adhurues të çiklizmit malor dita e ditës kanë arritur që të bëhen guida e vetme e qytetit të Suharekës. Çiklizmi malor është pasioni i tyre i vetëm ku krahas rrezikut ata eksplorojnë vendet më të thella të Bjeshkëve të Sharrit dhe më gjerë. Bëhet fjalë për klubin e çiklzmit […]

[VIDEO] MTB Theranda një GUIDË për adhuruesit e turizmit Foto: Ilustrim

Një klub vendas i themeluar nga adhurues të çiklizmit malor dita e ditës kanë arritur që të bëhen guida e vetme e qytetit të Suharekës.

Çiklizmi malor është pasioni i tyre i vetëm ku krahas rrezikut ata eksplorojnë vendet më të thella të Bjeshkëve të Sharrit dhe më gjerë. Bëhet fjalë për klubin e çiklzmit malor MTB Theranda.

Së fundmi krahas festës tashmë tradicionale, Festari, ky klub ka organizuar Dowhill Fest Theranda 2019, por për dallim nga vitet e kaluara ku ata organizonin gara me pjesëmarrës nga të gjitha trevat shqiptare dhe të huaj, këtë edicion ata më shumë ia kanë kushtuar “lëshimit të lirë” në bjeshkët e Sharrit.

Veçmas anëtarëve të klubit shumë adhurues të çiklizmit nga Shkupi, Prishtina, Ferizaji, Gjilani, Juniku, Prizreni e vende të tjera këtë të dielë kanë pedaluar nga “Lëndina e Shenjtë” apo Maja e Bajrakut e deri në qytetin e Suharekës.

Nga video e këtij eventi shihen bukuritë natyrore që kanë malet e Suharekës.

Veçmas njoftimit që kanë bërë në faqen e tyre ata gjithashtu kanë realizuar edhe një video me anë të cilës kanë promovuar turizmin malor duke shfaqur kështu ambientin relaksues dhe bukuritë e këtyre bjeshkëve. Këto bjeshkë janë bërë atraksion për shumë qytetarë dhe vizitor që kalojnë ditë dhe javë të tëra në këtë pjesë.