Trajneri i Man UTD kërkon që Cavani mos të largohet

22.03.2021

Trajneri i Manceshter Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, është rikthyer të flasë për të ardhmen e Edinson Cavanit. Trajneri Solskjaer ka thënë se klubi e dëshiron sulmuesin veteran në ekip, por në fund do të jetë ai që do të vendosë. “Ne po flasim me Eddyn. Ai është një sulmues i niveleve të larta dhe mbetet […]

Trajneri i Man UTD kërkon që Cavani mos të largohet Foto: Ilustrim

Trajneri i Manceshter Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, është rikthyer të flasë për të ardhmen e Edinson Cavanit.

Trajneri Solskjaer ka thënë se klubi e dëshiron sulmuesin veteran në ekip, por në fund do të jetë ai që do të vendosë.

“Ne po flasim me Eddyn. Ai është një sulmues i niveleve të larta dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosë.

Bisedimet me të po shkojnë shumë mirë. Ne duam një ekip sa më kompetitiv dhe kemi nevojë për dikë në sulm që të shënojë gola.

Kështu që po përpiqemi që ai të rinovojë me ne”, ka deklaruar Solskjaer.