Tottenham shkarkon nga detyra e trajnerit, Jose Mourinhon

19.04.2021

Bota e futbollit aktualisht është duke notuar në ujëra të trazuar, pasi ka mospajtime që sporti më i shikuar në botë të ndahet në disa gara si ajo e iniciativës për formimin e Superligës së Evropës. Njëra ndër klubet që ka konfirmuar pjesëmarrjen në themelimin e kësaj lige është edhe Tottenham Hotspur. Ndërsa mes kësaj […]

Tottenham shkarkon nga detyra e trajnerit, Jose Mourinhon Foto: Ilustrim

Bota e futbollit aktualisht është duke notuar në ujëra të trazuar, pasi ka mospajtime që sporti më i shikuar në botë të ndahet në disa gara si ajo e iniciativës për formimin e Superligës së Evropës.

Njëra ndër klubet që ka konfirmuar pjesëmarrjen në themelimin e kësaj lige është edhe Tottenham Hotspur.

Ndërsa mes kësaj “trazire” në futbollin evropian, mediat në angli kanë raportuar se është shkarkuar nga detyra e trajnerit të Tottenham-it, Jose Mourinho.

“GOAL” shkruan se Tottenhami ka marr vendim për të shkarkuar trajnerin Mourinho.

Ndërsa sipas ‘Football Tweet’ thuhet se Mourinho nuk ka pranuar të dal në stërvitje me klubin e tij këtë mëngjes, kjo pasi skuadra e tij i’u bashkua kauzës për themelimin e Superligës Evropiane.