Sot nis rrugëtimi i Golden Eagle Yllit në Final 8 të Kupës së Kosovës

10.02.2022

Fillimisht është zhvilluar dueli mes Prishtinës dhe Trepçës, në konkurrencën e femrave. Ky është takimi i vetëm që u zhvillua në Prishtinë. Ndërkaq, spektakli filloi dje në Pejë, ku është organizuar Final 8. Dje u zhvillua ndeshja mes Trepçës dhe Rahovecit dhe ajo mes Pejës dhe Sigal Prishtinës. Ndërsa, sot fillon rrugëtimi i klubit basketbollistik […]

Fillimisht është zhvilluar dueli mes Prishtinës dhe Trepçës, në konkurrencën e femrave. Ky është takimi i vetëm që u zhvillua në Prishtinë.

Ndërkaq, spektakli filloi dje në Pejë, ku është organizuar Final 8.

Dje u zhvillua ndeshja mes Trepçës dhe Rahovecit dhe ajo mes Pejës dhe Sigal Prishtinës.

Ndërsa, sot fillon rrugëtimi i klubit basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli në Final 8 të Kupës së Kosovës.

Kampioni Golden Eagle Ylli ka fat që ndeshet sot me Dritën, që nuk di për fitore në këtë edicion, kurse dueli i fundit çerekfinal është mes skuadrave prizrenase, Prizreni 16 dhe Bashkimi.

Të premten zhvillohen gjysmëfinalet, ndërsa e diela është e rezervuar për finalet: Finalja e Kupës së Ligës së Parë, Finalja e Femrave dhe Finalja e Meshkujve.

Ndeshja mes Golden Eagle Yllit dhe Dritës zhvillohet sot me fillim prej orës 17:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Orari për ndeshjet e së enjtes

14:00 Istogu – Vëllaznimi (Liga e Parë)
17:00 Grupi A: Golden Eagle Ylli – Drita
 20:00 Grupi D: Prizreni 16 – Bashkimi