Sot derbi në Suharekë, Prizreni 16 – Golden Eagle Ylli

24.03.2022

Në mesjavë zhvillohet xhiroja e 14-të në Ligën Unike, që është e fundit për garat e rregullta, ku do të përcaktohet renditja përfundimtare. Tri vendet e para tashmë janë siguruar. Golden Eagle Ylli është në vendin e parë me 12 fitore e një humbje, Peja e dyta me nëntë fitore e katër humbje, si dhe […]

Sot derbi në Suharekë, Prizreni 16 – Golden Eagle Ylli Foto: Ilustrim

Në mesjavë zhvillohet xhiroja e 14-të në Ligën Unike, që është e fundit për garat e rregullta, ku do të përcaktohet renditja përfundimtare.

Tri vendet e para tashmë janë siguruar. Golden Eagle Ylli është në vendin e parë me 12 fitore e një humbje, Peja e dyta me nëntë fitore e katër humbje, si dhe Prizreni 16 me tetë fitore e pesë humbje, ndërsa Teuta, Rahoveci dhe Tirana kanë nga gjashtë fitore e shtatë humbje.

Vendi i parë dhe i dytë kualifikohen direkt në gjysmëfinale, ndërsa në “Play-off” do të luajnë vendi i tretë me atë të gjashtë dhe i katërti me të pestin.

Gjatë ditës së djeshme kanë përfunduar dy ndeshjet që ishin në program për tu zhvilluar, ndërsa sot do të luhen edhe dy takime të tjera.

Dje u zhvillua takimi mes Rahovecit dhe Pejës, ku rahovecianët arritën të triumfojnë me rezultat 86-68, po ashtu është luajtur edhe ndeshjes me Vllaznia dhe Teutës, ku Teuta ka fituar me rezultat 69-78.

Kurse, sot ndeshen Prizreni 16 dhe Golden Eagle Ylli. Prizrenasit kanë siguruar vendin e tretë me tetë fitore e pesë humbje, kurse therandasit janë në vendin e parë me 12 fitore e një humbje.

Ndeshja mes Prizreni 16 dhe Golden Eagle Yllit zhvillohet sot me fillim prej orës 17:00 në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, kjo për shkak që palestra “Sezai Surroi” në këtë orar është e zënë për aktivitete tjera.

Takimi i fundit zhvillohet ndërmjet Tirana Neptun dhe Kamzës. Tiranasit kanë gjashtë fitore e shtatë humbje, kurse skuadra e Kamzës ka dy fitore e 11 humbje.

Liga Unike – Java 14

E mërkurë
Rahoveci – Peja (86-68);
19:00 Vllaznia – Teuta (69-78).

E enjte
17:00 Prizreni 16 – Golden Eagle Ylli;
19:00 Tirana – Kamza.