Sonte ‘El Clasico’, Real Madrid – Barcelona, formacionet e mundshme

10.04.2021

Barcelona dhe Real Madrid sonte do të luajnë El Clasicon e dytë të këtij sezoni. Mbretërit janë nikoqir të Katalunasve në ndeshjen e vlefshme në La Liga, e cila zhvillohet në Estadio Alfredo Di Stefano nga ora 21:00. Real dhe Barcelona. Gjithmonë një duel që ka prodhuar spektakël, ka qenë përcaktues për titullin kampion por […]

Sonte ‘El Clasico’, Real Madrid – Barcelona, formacionet e mundshme Foto: Ilustrim

Barcelona dhe Real Madrid sonte do të luajnë El Clasicon e dytë të këtij sezoni.

Mbretërit janë nikoqir të Katalunasve në ndeshjen e vlefshme në La Liga, e cila zhvillohet në Estadio Alfredo Di Stefano nga ora 21:00.

Real dhe Barcelona. Gjithmonë një duel që ka prodhuar spektakël, ka qenë përcaktues për titullin kampion por që këtë herë mbart me vete edhe presionin për humbjen e tij.

Nga ajo përballje mungojnë protagonistët e golave, Ansu Fati për katalanasit dhe kapiteni Sergio Ramos për madrilenët i cili së bashku me Rafael Varane lënë një gropë të madhe qendër të mbrojtjes e cila duhet të mbushet nga Militao dhe Nacho ndërsa Zidane pritet të rreshtojë të njëjtën skuadër si në Champions përballë Liverpool.

Barça nuk është e sigurt nëse Pike do t’ia dalë ta nisë si titullar. Nëse kjo nuk ndodh atëherë prapavija e blaugranëve do të formohet nga Mingueza Arauho dhe Lengle. Kujdesi më i madh i kundërshtarëve do të jetë si gjithmonë nga këmbët e Leo Messit. El Clasico i futbollit nis prej orës 21.

Formacionet e mundshme:
Real Madrid
: Thibaut Courtois, Lucas Vazquez, Eder Militao, Nacho Fernandez, Ferland Mendy, Federico Valverde, Luka Modric, Casemiro, Toni Kroos, Karim Benzema, Vinicius Junior.

Trajner: Zinedine Zidane

Barcelona: Marc-Andre ter Stegen, Oscar Mingueza, Frenkie de Jong, Clement Lenglet, Sergino Dest, Sergio Busquets, Pedri, Jordi Alba, Ousmane Dembele, Lionel Messi, Antoine Griezmann.

Trajner: Ronald Koeman