Sirko i Golden Eagle Yllit në top 5-shen e xhiros së parë

13.09.2022

Top 5 dhe MVP i xhiros së parë. Në fundjavë u zhvillua xhiroja e parë në Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll, ku u zhvilluan disa ndeshje interesante. Rahoveci mundi kampionin aktual Golden Eagle Yllin 90:88, ndërsa u dallua amerikani i Vreshtarëve, Jahi Carson me 19 pikë, gjashtë kërcime dhe shtatë asistime. Ai ishte […]

Sirko i Golden Eagle Yllit në top 5-shen e xhiros së parë Foto: Ilustrim

Top 5 dhe MVP i xhiros së parë.

Në fundjavë u zhvillua xhiroja e parë në Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll, ku u zhvilluan disa ndeshje interesante.

Rahoveci mundi kampionin aktual Golden Eagle Yllin 90:88, ndërsa u dallua amerikani i Vreshtarëve, Jahi Carson me 19 pikë, gjashtë kërcime dhe shtatë asistime. Ai ishte basketbollisti më i dalluar në parket te vendasit, duke u shpallur edhe MVP i xhiros së parë në elitën e basketbollit, ndërsa në anën e kundërt u dallua Henrik Sirko me 26 pikë, me gjashtë kërcime dhe shtatë asistime.

Peja fitoi derbin ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 70:76, ndërsa efektshmërinë më të lartë te verdhezinjtë e kishte Jalen Tate me 14 pikë, dy kërcime dhe pesë asistime.

Fahro Alihoxhiq u rikthye në basketbollin e Kosovës, kësaj radhe te Bashkimi, dhe u dallua ndaj Vëllaznimit me 14 pikë, 11 kërcime dhe katër asistime.

Trepça shënoi fitore bindëse ndaj Ponte Prizrenit 89:61, ku u dallua qendra Andreë Gordon me 17 pikë dhe shtatë kërcime.  

Top 5

Jahi Carson (Rahoveci) 19 pikë, 6 kërcime, 7 asistime

Henrik Sirko (Golden Eagle Ylli) 26 pikë, 6 kërcime, 7 asistime

Fahro Alihoxhiq (Bashkimi) 14 pikë, 11 kërcime, 4 asistime

Jalen Tate (Peja) 14 pikë, 2 kërcime, 5 asistime

Andreë Gordon (Trepça) 17 pikë, 7 kërcime