Shkodran Mustafi shqyrton të ardhmen e tij te Arsenali

21.02.2020

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi pranon se po ri-mendon të ardhmen e tij me Arsenalin. 27-vjeçari u vlerësua si i tepërt me kërkesat e ish-trajnerit, Unai Emery. Emery madje ndërmori hapin e pazakontë për të deklaruar publikisht se do të ishte “pozitive që ai të largohej dhe të nënshkruajë për një ekip tjetër”. Por, me ardhjen […]

Shkodran Mustafi shqyrton të ardhmen e tij te Arsenali Foto: Shkodran Mustafi (GettyImages)

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi pranon se po ri-mendon të ardhmen e tij me Arsenalin.

27-vjeçari u vlerësua si i tepërt me kërkesat e ish-trajnerit, Unai Emery.

Emery madje ndërmori hapin e pazakontë për të deklaruar publikisht se do të ishte “pozitive që ai të largohej dhe të nënshkruajë për një ekip tjetër”.

Por, me ardhjen e Mikel Artetas ka rilindur edhe mbrojtësi shqiptar, i cili tani po ri-mendon të ardhmen e tij në Emirates.

“Unë gjithmonë i kam marrë gjërat ditë pas dite”, ka thënë fillimisht Mustafi për London Evening Standard.

Ne patëm një lojë të enjten, ne kemi ndeshjen tjetër të rëndësishme në fundjavë dhe për aq kohë sa unë jam duke luajtur për një klub – nuk ka rëndësi cilin, gjithmonë jap gjithçka deri në minutën e fundit”.

“Kur vendos, ose kur klubi dhe unë vendosim që të vazhdojë, unë jam i lumtur që do të vazhdoj. Nëse jo, atëherë duhet të shkojmë përpara”, përfundoi shqiptari.