Renditja tabelare në Superligën e Kosovës pas fitores së djeshme të KB Yllit

07.01.2021

Dje janë zhvilluar dy ndeshje të xhiros së 13-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Ndeshje interesante ishte ajo ndërmjet KB Golden Eagle Yllit dhe KB Pejës, ku skuadra suharekase ka shënuar fitore me 89:73 (20:14, 20:19, 16:23, 33:17). Suharekasit e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 20:14. Lojë më e baraspeshuar […]

Renditja tabelare në Superligën e Kosovës pas fitores së djeshme të KB Yllit Foto: KB Golden Eagle Ylli - Rexh Gashi

Dje janë zhvilluar dy ndeshje të xhiros së 13-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshje interesante ishte ajo ndërmjet KB Golden Eagle Yllit dhe KB Pejës, ku skuadra suharekase ka shënuar fitore me 89:73 (20:14, 20:19, 16:23, 33:17).

Suharekasit e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 20:14. Lojë më e baraspeshuar u zhvillua në periudhën e dytë, që përfundoi 20:19, derisa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 40:33.

Në periodën e tretë më të mirët ishin pejanët. Ata fituan këtë pjesë 16:23, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 56:56. Kjo e bëri ndeshjen shumë interesante. Megjithatë, në periudhën e fundit, therandasit ishin shumë më të mirë 33:17, për të triumfuar në fund 89:73.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Cody John me 27 pikë e gjashtë asistime, Valon Bunjaku me 22 pikë, katër kërcime e pesë asistime dhe Samir Zekiqi me 16 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime, derisa te Peja u dalluan Robert Cartwright me 26 pikë e pesë asistime dhe Brandon Walters me 16 pikë e 13 kërcime.

Po ashtu dje u zhvillua edhe ndeshja në mes Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit, ku prishtinasit fituan këtë përballje me rezultat 62:69 (18:17, 17:12, 17:23, 10:17).

Prandaj me këtë fitore klubi nga Suhareka, KB Golden Eagle YLLI ndodhet në pozitën e parë me 21 pikë të barabartë me KB Rahovecin, KB Ponte Prizrenin dhe KB Pejën.

Ndryshe klubi suharekas, Golden Eagle Ylli ka tetë fitore dhe pesë humbje.

EkipetPikët
Golden Eagle Ylli21
Rahoveci21
Ponte Prizreni21
Peja21
Bashkimi18
Sigal Prishtina17
Vëllaznimi17
Trepça14