Renditja tabelare në Superligën e Kosovës, KB Ylli në pozitën e dytë me 41 pikë

Renditja tabelare në Superligën e Kosovës, KB Ylli në pozitën e dytë me 41 pikë
Çlirim Gashi

24.03.2021 / Sport

Në fundjavën që lamë pas u zhvilluan ndeshjet e xhiros së 25-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja që mori vëmendje ishte ajo e Golden Eagle Ylli ndaj Sigal Prishtinës, ku suharekasit shënuan fitore me rezultat 86:81 (20:16, 25:19, 16:23, 25:23).

Perioda e parë ishte e baraspeshuar, por në dy minutat e fundit të kësaj pjese vendasit ishin paksa më të mirë, duke përmbyllur këtë pjesë me shifrat 20:16. Suharekasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e dytë, madje, duke pasur epërsi deri në 16 pikë, 40:24, kurse pjesa e parë përfundon me shifrat 45:35.

Pjesën e dytë, përkatësisht periudhën e tretë më mirë e nisën prishtinasit, duke ngushtuar shifrat, ku me kalimin e minutave ngushtuan rezultatin në vetëm tre pikë, 61:58, sa ishte rezultate në semafor pas 30 minutash. Kjo bëri që 10 minutat e fundit të ishin shumë interesant. Ylli sërish u shkëput në çerekun e fundit 74:65, por asgjë nuk kishte përfunduar, sepse bardhekaltrit rikthehen sërish për të afruar rezultatin në 76:75, megjithatë, në minutat e mbetur vendasit ishin më të vëmendshëm dhe fituan 86:81.

Po ashtu në këtë xhiro është zhvilluar edhe ndeshja Peja ndaj Bashkimit, ku pejanët shëuan fitore me rezultat 65:79 (14:23, 15:21, 14:16, 22:19). Në kuadër të kësaj xhiroje u zhvillua edhe ndeshja Rahoveci ndaj Ponte Prizrenit, ku vreshtarët shënuan fitore me shifrat 82:86 (23:20, 23:25, 14:21, 22:20).

Gjitashtu, në këtë xhiro u zhvillua edhe ndeshja Vëllzanimi ndaj Trepçës, ku kuqezinjtë shënuan fitore me rezultat 68:78 (11:21, 16:19, 23:16, 18:22).

Aktualisht Ponte Prizreni ndodhet në vendin e parë në tabelën e Superligës me gjithsej 42 pikë, duke lënë pas Golden Eagle Yllin me 41 pikë, Rahovecin me 41 pikë dhe Pejën me 38 pikë.

Kujtojmë se klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli ka 16 fitore dhe 9 humbje.

RAPORTO