Renditja tabelare në Superligën e Kosovës, KB Ylli në pozitën e dytë me 36 pikë

11.03.2021

Në fundjavën që lamë pas u zhvilluan ndeshjet e xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Ndeshja që mori vëmendje ishte ajo e Golden Eagle Yllit ndaj Ponte Prizrenit, ku prizrenasit shënuan fitore me rezultat 76:92 (19:23, 22:21, 12:25, 23:23). Po ashtu në këtë xhiro është zhvilluar edhe ndeshja Vëllaznimi ndaj Rahovecit, ku […]

Renditja tabelare në Superligën e Kosovës, KB Ylli në pozitën e dytë me 36 pikë Foto: Ilustrim

Në fundjavën që lamë pas u zhvilluan ndeshjet e xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja që mori vëmendje ishte ajo e Golden Eagle Yllit ndaj Ponte Prizrenit, ku prizrenasit shënuan fitore me rezultat 76:92 (19:23, 22:21, 12:25, 23:23).

Po ashtu në këtë xhiro është zhvilluar edhe ndeshja Vëllaznimi ndaj Rahovecit, ku kuqezinjtë shëuan fitore me rezultat 74:68 (20:15, 23:14, 17:21, 14:18). Në kuadër të kësaj xhiroje u zhvillua edhe ndeshja Trepça ndaj Bashkimit, ku mitrovicasit shënuan fitore me shifrat 88:72 (26:13, 17:29, 23:14, 22:16).

Gjitashtu, në fund u zhvillua edhe ndeshja Sigal Prishtina ndaj Pejës, ku prishtinasit shënuan fitore me rezultat 94:84 (18:29, 29:19, 22:16, 25:20).

Aktualisht Ponte Prizreni ndodhet në vendin e parë në tabelën e Superligës me gjithsej 37 pikë, duke lënë pas Golden Eagle Yllin me 36 pikë, Rahovecin me 35 pikë dhe Pejën me 32 pikë.

Golden Eagle Ylli ka 14 fitore dhe tetë humbje, kurse Ponte Prizreni 15 fitore dhe shtatë humbje, duke kryesuar me një pikë më shumë se suharekasit.