Renditja tabelare në Superligë, pas fitores të KB Yllit ndaj KB Pejës

Të shtunën dhe dielën janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 27-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Ndeshje interesante ishte ajo ndërmjet KB Golden Eagle Yllit dhe KB Pejës, ku skuadra suharekase ka shënuar fitore me rezultat 78:74 (19:19, 17:18, 18:20, 24:17).
Çereku i parë ishte tërësisht i barabartë dhe këtë e dëshmon edhe rezultati 19:19. Lojë e baraspeshuar u zhvillua edhe në periudhën e dytë, 17:18, ku skuadrat shkuan në pushim me shifrat 36:37.
Pejanët e nisën më mirë pjesën e dytë, duke pasur epërsi deri në tetë pikë, 39:47, dhe kishin epërsi konstante, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 54:57. 1:44 minuta nga fundi, verdhezinjtë ishin duke fituar 69:74, por nga ky moment vendasit hyn në një seri prej 9:0, duke triumfuar në fund 78:74.
Po ashtu ndeshje interesante ishte edhe ajo në mes të Trepçës dhe Rahovecit, ku mitrovicasit kanë shënuar fitore me rezultat 71:60 (19:10, 17:23, 12:15, 23:12).
Gjatë kësaj xhiro është zhvilluar edhe ndeshja në mes të Ponte Prizrenit dhe Bashkimit, ku Ponte Prizreni shënuan fitore me rezultat 92:102 (31:31, 22:21, 16:25, 23:25).
Në kuadër të kësaj xhiro u zhvillua edhe ndeshja Vëllaznimi ndaj Sigal Prishtinës, ku prishtinasit shëuan fitore me rezultat 76:79 (18:21, 17:17, 24:11, 17:30).
Ndryshe, Golden Eagle Ylli ndodhet në pozitën e dytë me 44 pikë, ndërsa në pozitën e parë Ponte Prizreni me 46 pikë.
Më poshtë renditja tabelare e Superligës së Kosovës në basketboll pas ndeshjeve të javës së 27-të.
Ekipet | Pikët |
Ponte Prizreni | 46 |
Golden Eagle Ylli | 44 |
Rahoveci | 44 |
Peja | 41 |
Trepça | 38 |
Bashkimi | 38 |
Sigal Prishtina | 37 |
Vëllaznimi | 36 |