Renditja tabelare në Superligë, KB Ylli bie në pozitën e 3-të me 42 pikë

29.03.2021 / Sport
Në fundjavën që lamë pas u zhvilluan ndeshjet e xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Ndeshje interesante ishte ajo e Vëllaznimit ndaj Golden Eagle Yllit, ku kuqezinjtë shënuan fitore me rezultat 60:56 (13:12, 12:9, 16:20, 19:15).
Duke parë rëndësinë e ndeshjes, të dy skuadrat bënë gabime në çerekun e parë dhe kjo bëri që rezultati të ishte 13:12. Epërsia e vendasve u rrit deri në 10 pikë, 22:12, por më pas mysafirët këndellen paksa, duke bërë që skuadrat të shkojnë në pushim me shifrat 25:21.
Kuqezinjtë kishin epërsi konstante në periodën e tretë, por në minutat e fundit të kësaj pjese, mysafirët ishin më të mirë, duke barazuar shifrat në 41:41, sa ishte rezultati pas 30 minutash. Lojë interesante u zhvillua në 10 minutat e fundit, ku Ylli kishte deri në katër pikë epërsi, por pranë rezultatit 53:56, dy minuta nga fundi, vendasit shënojnë shtatë pikë, kurse mysafirët nuk shënuan asnjë dhe Vëllaznimi triumfoi në fund 60:56.
Po ashtu në këtë xhiro është zhvilluar edhe ndeshja Rahoveci ndaj Bashkimit, ku vreshtarët shënuan fitore me rezultat 102:94 (16:19, 15:21, 26:17, 23:23, 8:8, 14:6). Në kuadër të kësaj xhiroje u zhvillua edhe ndeshja Peja ndaj Trepçës, ku pejanët shënuan fitore me shifrat 84:76 (25:21, 27:18, 13:21, 19:16).
Gjitashtu, në këtë xhiro u zhvillua edhe ndeshja Sigal Prishtina ndaj Ponte Prizrenit, ku prizrenasit shënuan fitore me rezultat 101:105 (26:36, 26:20, 29:20, 20:29).
Në renditjen tableare aktualisht Ponte Prizreni ndodhet në vendin e parë me gjithsej 44 pikë, duke lënë pas Rahovecin me 43 pikë, ndërsa Golden Eagle Ylli bie në pozitën e tretë me 42 pikë dhe Peja në atë të katërtin me 40 pikë.
Kujtojmë se klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli ka 16 fitore dhe 10 humbje.
Ekipet | Pikët |
Ponte Prizreni | 44 |
Rahoveci | 43 |
Golden Eagle Ylli | 42 |
Peja | 40 |
Bashkimi | 37 |
Trepça | 36 |
Sigal Prishtina | 35 |
Vëllaznimi | 35 |
Të fundit
19 orë më parë / Sport
Superliga e Kosovës sjell dy duele interesante, Feronikeli-Ballkani dhe Trepça 89-Drita