Real Madrid e gjen zëvendësuesin e Sergio Ramos në La Liga
04.01.2021
Skuadra spanjolle, Real Madrid ka filluar të mendojë për një zëvendësim të mundshëm të mbrojtësit, Sergio Ramos. Kapitenit të Realit kontrata i skadon në muajin qershor të këtij viti dhe se duket që nuk do të ketë një marrëveshje të re. Sipas “Tiempo de Juego”, spanjollët po e shikojnë mbrojtësin e Villarealit, Pau Torres si […]
Skuadra spanjolle, Real Madrid ka filluar të mendojë për një zëvendësim të mundshëm të mbrojtësit, Sergio Ramos.
Kapitenit të Realit kontrata i skadon në muajin qershor të këtij viti dhe se duket që nuk do të ketë një marrëveshje të re.
Sipas “Tiempo de Juego”, spanjollët po e shikojnë mbrojtësin e Villarealit, Pau Torres si një zëvendësim i mundshëm i Ramosit.
Madrilenët do të kerkojnë të sjellin Torresin në “Santiago Bernabeu” nëse kapiteni i tyre largohet, pasi kanë qenë të impresionuar nga paraqitjet e fundit të 23-vjeçarit.