Ramos bëhet zyrtare, por PSG nuk ndalet, radhën e ka Pogba

08.07.2021

Nuk priteshin surpriza dhe sot u bë më në fund zyrtare goditja Sergio Ramos. Klubi parizien tashmë ka afruar për sezonin e ardhshëm deri tani tre super lojtarë, si Wijnaldum, Hakimi dhe Sergio Ramos, teksa i radhës do të jetë Gigi Donnarumma. Mbrojtësi spanjoll firmosi për dy sezone me nënkampionët e Francës që kanë synimin […]

Ramos bëhet zyrtare, por PSG nuk ndalet, radhën e ka Pogba Foto: Ilustrim

Nuk priteshin surpriza dhe sot u bë më në fund zyrtare goditja Sergio Ramos.

Klubi parizien tashmë ka afruar për sezonin e ardhshëm deri tani tre super lojtarë, si Wijnaldum, Hakimi dhe Sergio Ramos, teksa i radhës do të jetë Gigi Donnarumma.

Mbrojtësi spanjoll firmosi për dy sezone me nënkampionët e Francës që kanë synimin e madh për të fituar Champions League dhe për të dominuar Europën.

Dhe për ta bërë diçka të tillë duket se nuk kanë përfunduar dhuratat për tifozët sepse drejtuesit po mendojnë edhe një tjetër goditje të madhe, Paul Pogba.

Duket çmenduri ta mendosh që në një vit kaq të vështirë nga pandemia, parizienët të bëjnë lëvizje të mëdha në merkato por ja që të kesh një Sheik në krye mund të arrihet dhe zyrtarisht Leonardo ka rinisur bisedimet me Man. United.

PSG synon të mbyllë blerjen e Paul Pogba për 50-60 mln Euro, një rast unik duke parë se mesfushori francez është në vitin e fundit të kontratës me “djajtë e kuq” dhe nuk ka ndërmend të rinovojë.

Te Man. United I kanë “këmbët e lidhura” për shkak të frikës për ta humbur pa asnjë përfitimin mesfushorin vitin e ardhshëm ndaj dhe mund të jenë të detyruar të negociojnë me Leonardon për transferimin e lojtarit.

“L’Equipe” nuk gabon në burimet që ka cituar duke siguruar se palët po negociojnë dhe se Pogba ka shumë shanse për të luajtur sezonin e ardhshëm me fanellën e PSG.